Peshkaqeni frikëson plazhistët, kafshon këmbët e një djali

Një djalë ishte duke notuar në një plazh në jug të Florida kur u sulmua nga një peshkaqen. I riu i paidentifikuar u kafshua në të dyja këmbët ndërsa qëndronte në det të pasditen e së dielës.

Rojat e plazhit u munduan të largonin cdo njeri nga uji kur morën vesh për këtë rast pasi nuk dihej nëse peshkaqeni ishte afër.

“Filloi të afrohej me njerëzit derisa të gjithë u larguan nga uji të tmerruar. Peshkaqeni ishte pranë një djali dhe e kafshoi në këmbë duke u munduar që ta tërhiqte,” – tha një dëshmitar për Dailymail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali që u kafshua mori menjëherë ndihmën e shpejtë duke u dërguar në spitalin më të afërt. Sipas raportimeve nga policia, ai nuk ka dëmtime serioze për jetën dhe mendohet se peshkaqeni të jetë larguar pas atij momenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?