Petrit Vasili: Ndërkombëtarët e “ekzaltuar” nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por Narkoshtetit
Lajme E Mërkurë, 26 Maj 2021 13:58
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në një status në Facebook duke deklaruar se ndërkombëtarët e “ekzaltuar” nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por Narkoshtetit. “Përgjimet e Antimafias italiane janë tronditëse dhe tregojnë qartë greminën ku është rrokullisur Shqipëria, për shkak të qeverisë, që është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje e trafikut të drogës”, shkruan Vasili në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Ndërkombëtarët e “ekzaltuar” nuk i shërbejnë të ardhmes europiane, por Narkoshtetit!!
Përgjimet e Antimafias italiane janë tronditëse dhe tregojnë qartë greminën ku është rrokullisur Shqipëria, për shkak të qeverisë, që është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje e trafikut të drogës.
Këto informacione shumë të rënda publike më shumë se sa për shqiptarët, që i njohin mirë, shërbejnë për ndërkombëtarët e ” ekzaltuar” të Tiranës.
Po, planin e drogës qeveria e Ramës e ka realizuar dhe tejkaluar si askush, por kushtin për zgjedhje të lira e të ndershme kurrë Jo.
Sepse 25 prilli ishte ditë e zeze e pluralizmit , e gangsterizmit shtetëror, e blerjes masive mafioze të votës me paratë e drogës, e votimit të shumëfishtë, e përdorimit të parave të shtetit për të blerë vota, e përdorimit shantazhues e kërcënues të shërbimeve publike për të grabitur forcërisht votën.
KOHA JONË SONDAZH

