Pezullimi i Ballukut nga GJKKO, Abilekaj: Vendim shumë i diskutueshëm, ndërhyrje e Gjyqësorit në punën e Ekzekutivit
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e quajti vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku si shumë të diskutueshëm dhe ndërhyrje e Gjyqësorit në punët e Ekzekutivit.
“Në rastin e zëvendëskryeministres Balluku vendimi për pezullim nga një gjykatë ndaj një njeriu që i jep parlamenti mandatin është shumë i diskutueshëm. Vërtetë kemi të bëjmë me dy pushtete të ndryshme, Gjyqësori dhe Ekzekutivi. Të ndërhyjë një pushtet në një pushtet tjetër, në detyrat dhe kompetencat e një pushteti tjetër quhet ndërhyrje.
Kjo është bërë. Është bërë për faktin se Belinda Balluku ka penguar hetimin? Me sa dimë ne deri më sot nuk ëeshtë bllokuar hetimi, sepse ka një vit e gjysmë që hetimi është hapur dhe çdo dokument është parë. Prandaj mendoj se vetëm gjykata me SPAK-un ndoshta janë ndjerë në një presion të mëvonshëm jo të mëparshëm”- tha Abilekaj.
KOHA JONË SONDAZH

