Pezullimi i Ballukut nga GJKKO, Rama i përgjigjet Berishës: Betejë institucionale, Venecia e cilëson shkelje të palejushme

Këtë të hënë kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i bëri presion Kushtetueses për çështjen ndaj Belinda Ballukut, por kreu i qeverisë thotë se ankimimi është bërë për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve. Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër. Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres?

E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?