Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Alimehmeti: Rrëmujë totale mes Kushtetutës, Kryeministrit dhe Presidentit
Ilir Alimehmeti komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke pezulluar dekretin e Presidentit për caktimin e datës së tyre. Për të situata është bërë kaotike për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë.
“Nuk jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave. Këtu, Kushtetuta, Kryeministri, Presidenti… është një rrokopujë. Do të kishte qenë shumë e thjeshtë nëse do të ishin zbatuar këto gjëra. Do të ishte mbledhur këshilli bashkiak që në maj, Këshilli i Ministrave bën detyrën e tij dhe ka 15 ditë kohë kryetari i bashkisë, dhe do të ishim akoma në qershor me një rend normal vijimësie”, tha ai.
Sipas Alimehmetit, vendimmarrjet e fundit kanë krijuar një situatë të ndërlikuar institucionale. ”Vjen Kryeministri me urdhër, ngatërron datat dhe vë në presion Presidentin”.
KOHA JONË SONDAZH

