Pezullohen zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Gjykata Kushtetuese ka pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet. Vendimi u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga selia blu përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.
”Jam para jush dhe jam personi që tri ditë para se Edi Rama të shpaloste skenarin e tij, ju paralajmërova, se do veprojnë në këtë mënyrë dhe se do anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese me pretendimin banal, vulgar. Këshilli i Ministrave qenka noteri i Këshillit Bashkiak.
Me këtë vendim, i bënë një shërbim vendit, rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp, atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, Presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues”.
KOHA JONË SONDAZH

