Pija që pastron mushkëritë nga tymi i duhanit

Pirja e duhanit është ndër shprehitë më të këqija dhe më të dëmshme që ekziston. Miliarda njerëz nga anë e mbanë bota vuajnë nga problemet shëndetësore si pasojë e pirjes së duhanit, e miliona të tjerë vdesin në vit si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Tymi i cigares shkakton dëme të tmerrshme në mushkëri, prandaj edhe ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar të hiqni dorë para se të bëhet shumë vonë. Sidoqoftë, për pastrimin e mushkërive, mund të provoni një ilaç natyral, i cili do t’ju ndihmojë t’i pastroni mushkëritë nga toksinat dhe t’i zvogëloni efektet negative të pirjes së duhanit, shkruan telegrafi. Kjo pije përmban tre përbërës kryesorë: qepë, xhenxhefil dhe shafran – të cilët janë të pasur me përbërës të shëndetshëm.

Qepët janë të pasura me antioksidantë dhe veti antikanceroze; xhenxhefili ndikon në heqjen e mukozës së tepërt; shafrani, i cili trajton më shumë se 600 probleme shëndetësore, është i pasur me vitamina, minerale dhe veti antikanceroze, antibakteriale etj.

Përbërësit:

Një lugë gjelle xhenxhefil

Një rrënjë xhenxhefili

250 gramë qepë

350 gramë aromatizues natyral (preferohet mjaltë)

Një litër ujë

Aromatizuesin e shtoni në ujë dhe pritni derisa të vlojë. Pastaj prisni qepët dhe xhenxhefilin, dhe i shtoni në ujë. I vloni prapë, ndërsa shtoni shafranin.

Produktin duhet ta zieni derisa të mbetet në enë vetëm gjysma, pastaj hidheni në një enë xhami. Futeni në frigorifer dhe përdoreni dy herë në ditë: një lugë gjelle në mëngjes dhe një në mbrëmje.

SHKARKO APP