Pilotët preferojnë të kryejnë vetëvrasje se të kurohen nga depresioni

Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qindra ose mijëra pilotë janë aq të depresionuar sa që mendojnë të kryejnë vetëvrasje ose ti shkaktojnë dëme të tjera vetes.

Akademikët e “Universitetit të Harvardit” filluan të merren me këtë studim pas ngjarjes së vitit të shkuar, ku piloti Andrea Lubitz i cili vuante nga depresioni përplasi avionin e tij në një mal duke u marrë jetën 149 personave.

Sipas studimit të publikuar më 15 dhjetor 2016,  në gazetën “Environmental Health” rreth 4.1% ose 5.700 nga 140.000 pilotë mendojnë të bëjnë vetëvrasje ose t i shkaktojë dëme të tjera vetes së tyre.

“Mijëra pilotë që deri më tani janë aktivë në punën e tyre vuajnë nga depresioni dhe mendojnë që më mirë të kryejnë vetëvrasje sesa të kurohen, duke iu frikësuar faktit se kjo gjë do të ndikonte negativisht në imazhin e karrierës së tyre” thuhet në artikull.

Në studimin i cili u krye në kushte anonimati morën pjesë pilotë nga e gjithë bota dhe iu nënshtruan testeve që lidheshin me shëndetin e tyre mendor.

Nga 1.848 pilotë të cilët iu përgjigjën pyetjeve që lidheshin me shëndetin mendor 233 prej tyre shfaqën shenja depresioni.

75 pilotë u përgjigjën se kishin menduar vetëvrasjen vetëm dy javë më parë.

24 prej tyre thanë se problemet me depresionin e bënin më të vështirë punën e tyre, kujdesin për familjen apo krijimit të marrëdhënieve me persona të tjerë.

84 % e pilotëve u shprehën se kriza ekonomike dhe fjetja e tyre në makinë në mes të fluturimeve ishin shkaktarët kryesorë të stresit të tyre.

Ngacmimi seksual dhe ai verbal i pilotëve u cilësua si një problem i mprehtë nga studiuesit.

Sipas studimit pilotet femra rezultuan me shëndet më të dobët mendor se meshkujt dhe shfaqën shenja më të mëdha depresioni.

Pilotët anglezë rezultuan me shëndet më të mirë fizik dhe mendor sipas studimit.

“Synimi i këtij studimi është që ne t u tregojmë pilotëve se të gjthë njerëzit mund të preken ga depresioni dhe të flasësh apo të kurohesh për të nuk përbën turp” është shprehur doktor Rob Hunter.

SHKARKO APP