Piloti sëmuret, pasagjeri ul avionin me 200 pasagjerë në bord
Një pasagjer mori kontrollin e avionit dhe bëri një ulje të sigurtë pasi piloti i avionit u sëmur.
Avioni, i cili kishte 200 pasagjerë në bord, ishte në gjysmë të rrugës në udhëtimin e tij nga Bangkok për në Delfi kur piloti nuk u ndje mirë dhe nuk mbante dot timonin.
Bashkë piloti Samir Malhotra u detyrua të merrte i vetëm përsipër avionin dhe të deklaronte gjendjen e emergjencës por për fat të mirë një pilot po udhëtonte si pasagjer në bord.
Ai iu bashkua bashkë pilotit në kabinë dhe të dy bashkë ulën avionin në aeroportin ndërkombëtar Indira Gandhi.