Pink: “E shëndoshë dhe e lumtur”

​Pink e dashuron ushqimin dhe nuk e ka problem të pranojë se ha shumë.
Duke folur për revistën “Food & Wine”, këngëtarja thotë se gjatë kohës që është në turne, ia lejon vetes që ta teprojë me ushqimin.

“Kur jam në turne mund t’ia lejoj vetes që ta teproj me ushqimin sepse punoj për 4 orë e gjysmë në ditë”, thotë Pink.

Por 36-vjeçarja rrëfen se ka të njëjtin regjim ushqimor edhe në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë më pyesin: Çfarë ke ndërmend të bësh më pas? Dhe unë përgjigjem: Do vazhdoj njësoj, e shëndoshë dhe e lumtur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pink është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërta, por ajo vijon të ketë të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se ndihet tepër mirë me trupin e saj dhe nuk e ka aspak problem që është mbipeshë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?