Planeti Pluto me qiell të kaltër dhe ujë të akullt

 

 Pluto është i vendosur në Brezin Kuiper të largët, që është një rajon i ftohtë në sistemin diellor përtej Neptunit dhe në të ka shumë kometa dhe asteroide. Alan Stern, njëri nga udhëheqësit kryesor të projektit, New Horizons, tha se “kjo është madhështore”, pasi askush nuk do të priste “qiell të kaltër” në këtë pjesë të laergët të universit. NASA ka publikuar një pamje ku shihet një shtresë e kaltër e mjegullës rreth Plutos, që është fotografuar nga kamera në sondën New Horizons.

Kjo sondë e ka bërë një fluturim historik në muajin korrik, por të dhënat janë transmetuar ngadalë në Tokë. Qielli i kaltër në Tokë shihet për shkak të shpërndarjes së dritës së Diellit nga grimcat shumë të vogla të azotit. Në Pluto, këto grimca janë diçka më të mëdha dhe sikur me blozë.

SHKARKO APP