Plas grushti te Bajerni i Mynihut! Boateng godet Gorezkan, Levandovski dhe trajneri Flik i ndajnë

Tension në stërvitjen e Bajernit të Mynihut, tension që është shndërruar në grushte mes Zherom Boateng dhe Leon Goretzkës. Ka qenë një ndërhyrje pa top e këtij të fundit ndaj mbrojtësit, që ka sjellë reagimin e dhunshëm të Boateng, raporton “Bild”.

Mbrojtësi veteran e ka goditur me grusht në fytyrë 25.vjeçarin Goretzka, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë sulmuesi Robert Levandovski, i cili ishte më pranë tyre. Ka qenë e vështirë të qetësohet Boateng, ndaj trajneri Flik e ka marrë mbrojtësin mënjanë dhe ka folur veçmas me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?