“Playboy” heq dorë nga vajzat e zhveshura, i quan “praktikë e vjetëruar”

Revista e njohur erotike “Playboy” që njihet për fotografitë e femrave të zhveshura nuk do të ketë më të tilla.

Ky vendim erdhi muajin e kaluar gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe themeluesi i “Playboy” dhe kryeredaktori aktual, Hugh Hefner.

Sipas gazetës prestigjioze “New York Times” drejtuesit e revistës janë shprehur se ndryshimet ishin të nevojshme duke konsideruar rrethanat.

“Kur çdo akt i imagjinueshëm seksual është vetëm një klikim larg, kjo kthehet në një praktike të vjetëruar”  ka thënë  Skot Flanders, shefi ekzekutiv i “Playboy”.

Sipas tyre, zhvillimi i hovshëm i internetit ka bërë që zhveshja të jetë jashtë modës dhe si pasojë të bie suksesi i shitjeve në treg.

Ditët kur intervistat me figura të tilla si Martin Luter King Junior, Malkom X dhe Jimmy Carter e bënë “Playboy”-n mjaft të rëndësishëm nga pikëpamja kulturore dhe politike.

Shitjet e “Playboy”-t kanë rënë ndjeshëm.

Revista do të ketë fotografi të femrave në poza provokuese edhe pse nuk do të jenë krejtësisht të zhveshura derisa disa foto nudo janë larguar në mënyrë që të sigurohet qasja në media sociale.

 

SHKARKO APP