Plumbat e gomës ndaj protestuesve shënojnë përshkallëzim të rrezikshëm!

Përdorimi sot i plumbave të gomës nga policia shënon një fazë të re të përplasjes me protestuesit. Pas gazit lotsjellës dhe ujit me solucion, ky veprim e rëndon situatën dhe shton shqetësimin se ku mund të përfundojë kjo përballje.

Tani kërkohet përgjegjësi nga ata që japin urdhrat. Policia duhet të shpjegojë publikisht përse u përdorën plumbat e gomës, në çfarë rrethanash dhe çfarë masash u morën për të mbrojtur protestuesit paqësorë, gazetarët dhe kalimtarët.

Dhuna ndaj efektivëve dhe shkatërrimi i pronës janë të papranueshme. Por përgjegjësia për këto veprime është individuale. Policia duhet të identifikojë personat që ushtrojnë dhunë, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e qytetarëve që protestojnë paqësisht. Zemërimi i turmës nuk e çliron shtetin nga detyrimi për vetëpërmbajtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk qëllohen pa dallim drejt turmës. Duhet të synohet individi që paraqet rrezikun konkret dhe jo të qëllojnë kuturu që të kapi kë të kapi!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk synohen koka dhe fytyra. Këto mjete mund të shkaktojnë plagosje të rënda, dëmtime të përhershme dhe vdekje; cilësimi i saktë është “më pak vdekjeprurëse”, por jo “të padëmshme”.

Pamjet e sotme treguan se njeri ishte goditur në qafë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?