Rama prezanton “Dëmi im” në E-Albania, ndihmë për bizneset e vogla
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Dëmi im” në E-Albania, përmes së cilës bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave të katër ditëve të fundit mund të aplikojnë për dëmshpërblim.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama shpjegoi se bizneset do të mund të regjistrojnë dëmet duke plotësuar të dhënat identifikuese, NIPT-in dhe vlerësimin paraprak të dëmit, si dhe duke ngarkuar fotografi e dokumente që vërtetojnë dëmtimet. Pas përfundimit të verifikimeve, do të përgatitet një regjistër me dëmet e raportuara, me qëllim ofrimin e ndihmës për bizneset e prekura.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se në terren do të angazhohen 10 grupe verifikimi nga administrata tatimore, të cilat do të mbledhin informacion dhe do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.
“Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, u shpreh Rama.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10021

