PLUS COMMUNICATION NË PRAG TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE 3G, NGA 15 SHKURT 2016

Njoftim për shtyp

PLUS COMMUNICATION NË PRAG TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE 3G,

NGA 15 SHKURT 2016

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatori i vetëm celular Shqiptar, Plus Communication, merr pjesë në tenderin e

Swiss Digital Mobile Reklama

hapur publik për marrjen e licencës së shërbimeve 3G, datë 15 Shkurt 2016

Tiranë, 15.02.2016

Plus Communication sh.a, e vetmja kompani celulare shqiptare, merr pjesë në Tenderin

Publik me procedurë të hapur nga AKEP në 15 Shkurt 2016, për të marrë të drejtën e

përdorimit në spektrin e frekuencave 3G, përkundrejt pagesës 2,088,066 EUR sipas

tarifës së përcaktuar nga AKEP.

Kompania PLUS ka investuar që në fillimet e saj për këtë teknologji dhe më në fund do

të këtë mundësinë ta përdorë teknologjinë për dhënien e shërbimit 3G për të gjithë

përdoruesit celular në të gjithë territorin shqiptar.

Testimet teknike në terren kanë rezultuar të suksesshme, duke garantuar se shërbimi i

ofruar do të vazhdojë të jetë cilesor dhe i denjë për t’u përballur me konkurrencën

aktuale në treg.

Me marrjen e kësaj licence, edhe abonentët e PLUS do të komunikojnë më shpejt dhe

më me lehtësi duke shijuar avantazhet e teknologjisë së avancuar të Plus.

Rreth Plus Communication sh.a:

PLUS, operatori i vetëm shqiptar celular në Shqipëri, është një ndër investimet më të

rëndësishme të komunitetit shqiptar të biznesit. Fokusi primar i kompanisë vazhdon të

jetë përmirësimi i eksperiencës së shërbimit celular, duke gjetur mënyra e forma

inovative që e bëjnë atë të vërtetë dhe të arritshme për të gjithë nivelet e konsumatorit.

Rrjeti PLUS mbulon 98 % të popullsisë së Shqipërisë në zona rurale dhe urbane.

Aktualisht, kompania numëron 322 punonjës.

Për më shumë informacion vizitoni Zona PLUS dhe www.plus.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?