“Po të flesh, s’ka vota”, Rama-komentuesit: Ta tregoj unë ku është dhoma e gjumit

Edhe pse fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit ka pak ditë që ka nisur dhe politikanët kanë një periudhë të ngarkuar, kryeministri Edi Rama gjen kohën t’u përgjigjet edhe komentuesve në rrjetin social ‘Facebook’.

Në një status të publikuar nga Rama, një qytetar i kërkon llogari dhe të tregojë se çfarë ka bërë ai në këtë mandat qeverisës që të meritojë votat për një tjetër mandat.

Komentuesi
: Na trego cke ber deri tani qe ta meritosh voton ? Te flesh gjum, ska vota ?

Replika e Ramës
: Ke ngatërruar faqen Ardit, dhomën e gjumit e ke tek faqja e Lulit?
Screenshot005

 

SHKARKO APP