Policia e Shtetit “blindon” Kuvendin
Sot në orën 10:00 zhvillohet seanca plenare, e cila ka në rend dite ka votimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Njëkohësisht me seancën, jashtë godinës pritet të nisë protesta që ka thirrur Partia Demokratike. Ndryshe nga protestat e shkuara të zhvilluara gjatë mbrëmjeve, sot PD ka ndryshuar skenarin dhe pritet që tubimi të zhvillohet vetëm jashtë godinës së Kuvendit.
Garda e Republikës është vendosur në tarracën e Kuvendit.
Ndërkohë, që prej mbrëmjes së djeshme Parlamenti është blinduar dhe janë shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.
Parlamenti është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike.
Mediat raportojnë se në terren janë 1500 efektivë policie.

KOHA JONË SONDAZH

