”Policia hodhi gaz tek Xhamia e Namazgjasë”, deputeti Spahia: Protesta e PD jo e dhunshme

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia e cilëson si një sukses të jashtëzakonshëm politik protestën e fundit, datë 20 shkurt. Për të në kushtet kur sipas tij institucionet janë të kapura nga mazhoranca, protesta mbetet një nga mjetet kryesore të reagimit opozitar. Ai argumentoi se pjesëmarrja e gjerë tregoi se “forca reale” në vend është opozita dhe jo mazhoranca aktuale.

I pyetur për incidentet e raportuara gjatë protestës, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe përplasjet me policinë, Spahia nuk i cilësoi ato si akte të dhunshme, por si reagim qytetar ndaj përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policisë.

“Partia Demokratike dhe opozita shqiptare bëhet iniciatore të protestave, pastaj reagimi qytetar sigurisht që është një reagim i cili shkon edhe përtej organizatorëve. Unë nuk i konsideroj të dhunshme, e konsideroj një reagim normal të qytetarëve. Mjafton t’i referoheni protestave të vendeve fqinje me ne, Italisë para pak javëve, Francës para pak ditëve e të tjera. Janë shumë herë më të dhunshme se ç’ka u pa në protestat e organizuara nga opozita shqiptare”, tha Spahia në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai mohoi që protestuesit të kenë sulmuar ambientet e Xhamisë së Namazgjasë, duke akuzuar policinë për hedhje të gazit lotsjellës në oborrin e saj. Spahia deklaroi se protesta është vetëm një nga format e opozitarizmit dhe paralajmëroi përshkallëzim të aksionit politik, përfshirë protestën e paralajmëruar më 28 shkurt. Sipas tij, qëllimi final mbetet rritja e presionit ndaj qeverisë dhe mobilizimi qytetar në të gjitha hapësirat publike e institucionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?