Policia në shtëpinë e Xhesika Ndojit, kap biznesmenin me mbathje…
Me siguri e mbani mend Xhesikën, këngëtaren nga Puka e cila javët e fundit u komentua në mediat rozë për shkak të deklaratave se deputeti ia lypte me para. Përkundër historisë plot dyshime, fantazi, e të rrethuar me mister… një ngjarje e vërtetë, por jo kaq simpatike mësohet se i ka ndodhur së fundi, Xhesika Ndojit.
Një natë më parë, në nr. 129 u denoncua vjedhja e një apartamenti pranë Astirit, tek Unaza e Madhe në Tiranë. Efektivë të komisariatit nr.6 në Tiranë u nisën të kapin hajdutin, por pas kontrollit në shtëpi, veç të zotëve që mohuan vjedhjen, gjetën edhe një 35 vjeçar i cili fshihej në dollap, i veshur vetëm me mbathje.
Burime nga policia e Tiranës treguan për lapsi.al, se kur mbërritën në apartamentin e sinjalizuar, mësuan se bëhej fjalë për shtëpinë e këngëtares së njohur e cila jeton me të motrën. Dy vajzat i janë përgjigjur policisë në derë, duke mohuar vjedhjen e apartamentit të tyre, por uniformat blu insistuan të kryejnë kontroll në banesën e motrave Ndoji. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur në dollap një person të veshur vetëm me mbathje, të cilin Xhesika e prezantoi si këngëtar nga Kosova.
Por situata e çuditshme dhe informacioni i pakët, duket se shtoi më shumë dyshimet e policisë. “Kolegun” e këngëtares ata e shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimeve, doli që mashkulli që fshihej në dollap ishte një biznesmen nga veriu, 35 vjeç. (lapsi.al)
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe këngëtarja. Ajo thotë se asgjë nuk është e vërtetetë.