Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentet gjatë protestës, duke deklaruar se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar. Sipas policisë, personat e përfshirë, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes, janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku kanë vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Deklarata e plotë

Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?