Politika nuk vetë-dekriminalizohet, atë duhet ta bëjmë ne

Nga Mentor Kikia-Siç e dini, politika jonë është para një vendimi shumë të vështirë. Ajo duhet të dekriminalizohet. Asaj i duhet të vendosë që kriminelët, trafikantët e drogës, tutorët e prostitutave, vrasësit, grabitësit, hajdutët dhe gjithë soji i tyre, të mos bëhen më deputetë, kryetarë bashkishë, drejtora etj.

Nuk është gjë e lehtë të bëhet kjo, kur ky soj është shpërndarë si vaji në lakra në të gjitha strukturat politike. Fillimisht ky soj vetëm paguante rryshfet për politikën ndërsa politika e përdorte atë si armë në zgjedhje e pastaj e braktiste. Por dalëngadalë, u rrit nevoja për krah të armatosur dhe para cash. Duheshin rrahur kundërshtarët, duheshin shqyer e mbrojtur kutitë e votimit, sipas rastit.

Pastaj ky soj nuk ofroi thjeshtë paratë dhe ushtarët e dhunës, por u ofrua edhe vetë. Ata u futën nëpër struktura partiake, politika u miqësua me ta, ata filluan të ishin garancia dhe mbrojtja e saj dhe dalëngadalë u bënë njësh. Paralelisht me këtë ngjizje të krimit me politikën, erdhi edhe degradimi i shoqërisë dhe asaj demokracie të zbehtë që po rritej. Nga njëri preces zgjedhor në tjetrin, ne filluam ta shesim votën gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më hapur, gjithnjë e më lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne filluam t’ia japim votën atyre që, edhe pse e dinim se janë trafikantë dhe banditë. Ne i votonim edhe pse e dinim se ato para që po na jepnin na i kishin vjedhur po neve, shumë më shumë. Sepse gjithnjë e më shumë nuk kishim e nuk kemi besim tek askush. Tani ata duhen ndarë. Por ky operacion është i dhimshëm, aq sa unë nuk besoj se këtë ndërhyrje mund ta bëjë vetë pacienti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë mendoj se sërish këtë duhet ta zhbëjmë ne, ne që e lejuam të bëhej. Po po, ne! E di që do të thoni se kush na pyet neve, por unë them se vetëm ne mund ta bëjmë. Ne i njohim të gjithë ata që na sjellin partitë për të votuar. Dhe, ne vend që të pranojmë paratë tyre të qelbura erë gjak e erë drogë, t’ua refuzojmë edhe paratë, edhe votën. Vetëm kështu dekriminalizohet politika, dhe shteti pas saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?