Politikat e pyjeve të Kosovës kanë humbur në mal!
Nijazi Idrizi
Kosova pothuajse e ka të kompletuar kornizën institucionale për menaxhimin e pyjeve. Është punuar vazhdimisht për ndërtimin e bazës ligjore, për planifikimin, për qeverisjen, për monitorimin dhe kontrollin, për funksionet e pyjeve, për interesat që gjenerohen nga pyjet etj.Por, kjo kornizë institucionale për sektorin e pylltarisëpo të shikohet me kujdes, na del se ështëmë tepërnjë improvizimi asaj që duhet të jetë!
Në të vërtetë Kosova ka ligje, por nuk kabazë efikase ligjore, ka planifikim, por nuk ka sistem të planifikimit, nuk ka as instrumente të qeverisjes, as sistem të monitorimit dhe kontrollit, as funksione të shumëfishta të pyjeve, e mbi të gjitha nuk ka ndarje të drejtë të interesave të palëve, që është gjeneratori i të gjitha të këqijave në ekosistemin e pyjeve.
Me një fjalë, ajo e ka qasjen ndaj pyjeve të gabuar!
Me çlirimin e Kosovës, për shkak të përgjegjësive të ndara për interesa të çastit nga vendimmarrësit ndërkombëtarë, hapat e krijimit të politikave pyjore u bënë në mënyrë joformale. U hartua legjislacioni pa rezultatet e Inventarit Kombëtar të pyjeve dhe pa hartimin e politikave strategjike, i cili objektiv tëvetëm (të theksuar kudo në ligj) e pati mbrojtjen e pyjeve. Ky objektiv,rojet e pyjeve i bëri njerëzit më të rëndësishëm të sektorit, duke ia lidhur duart pjesëve tjera tëligjit, me çka ai u bë i pa zbatueshëm, deri sot.
I vetmi shqetësim që theksohej me nervozizëm nga institucionet dhe shoqëria civile ishin fjalët “prerje ilegale”,të cilat ia mbyllnin gojën kërkesave legjitime për shfrytëzimin e pyjeve edhe vet pronarëve privatë,të cilët mbetën me sy e veshë nga rojet e pyllit, të cilët u bënë“bosë” të tij. Me ta u bashkuan edhe disa zyrtarë, të cilëtfilluan të vidhnin“me ligj”,duke gjetur hapësira qëepërligjnin atë, me shprehje të tilla si prerje sanitare, prerje parakomerciale për cungishte etj.
Politika dhe zyrtarët, të cilët u ngarkuan me përgjegjësi për sektorin, shpeshherë për nevoja personale, zbatonin projekte të iniciuara nga donatorët dhe institucionet e vendit, pa përfillur asnjë kriter, me të cilat madje shpërfilleshin dhe topiteshin dijet ekzistuese, duke i bërë memecë bartësit e tyre për interesa të vogla. Dëmet që iu kanë shkaktuar pyjeve dhe mjedisit janë të mëdha, por shumë më të mëdha janë dëmet që iu shkaktuanpronarëve të pyjeve, buxhetit të Kosovës, buxhetit të taksapaguesve të vendeve mike (të dhëna si donacione).
Për pesëmbëdhjetë vjet janë shkruar me mijëra faqe “me ekspertizë”, janë bërë dhjetëra mijëra padi nëpër gjykata për njerëzit në nevojë, janë hapur e mbyllur në sirtar me dhjetëra projekte të kushtueshme, të cilat nuk i hynë në punë askujt.Janë humbur kot së koti me mijëra orë pune, janë ftuar ekspert me emër në pylltari, janë harxhuar me miliona euro, për ndërprerjen e prerjeve ilegale. Të gjitha këto kanë dhënë një rezultat të frikshëm, të dëshmuar katërcipërisht se 93% e pyjeve tëKosovës, priten ilegalisht?!
Ky përkushtim kaq i madh për pyjet është dashur të japë rezultate shkencore, nga të cilat vendimmarrësit institucionalë dhe politikë do të kishin nxjerrë përfundime dhe do tëkishin dhënërekomandime të pranuara nga të gjitha palët e interesit, por kjo nuk ka ndodhur?! Dëmet janë të mëdha! Me këtë qasje për pesëmbëdhjetë vite është penguar konsolidimi i kornizës institucionaletësektorit.Është penguar menaxhimi legal i pyjeve nga pronarët e tyre, të cilët janë detyruar t’a vjedhin pyllin e vet.
Është penguar menaxhimi i qëndrueshëm e me përfitim social e ekonomik i pyjeve publike.
Është shkaktuar varfërimi energjetik i popullsisë dhe është rritur kostoja për shkak të shfrytëzimit joefikas të masës drunore.Ka vazhduar degradimi i pyjeve dhe tokës pyjore, për shkak të mosshfrytëzimit të potencialit të tyre.Janë nëpërkëmbur praktikat e mira të mbarështimit të pyjeve dhe janë shpërfillur dijet e fituara nga ato përvoja.
Njeriu dhe pylli ndër mijëvjeçarëi kanë dhënë njëri-tjetrit krejt atë çka kanë pasur mundësi që t’ia japin.Përpjekjet e pushtetit komunist, për t’a ndarë njeriun nga pylli i tij, duke ia marrë nga duart atij planifikimin për t’i plotësuar nevojat me produkte, deri te drurët për ngrohje, me plane të centralizuar,kanë dështuar nëtë gjithë Evropën Lindore sikurse edhe në Kosovë. Shtetet e Evropës Perëndimore e kanë zgjidhur këtë problem që në shekullin e XIX-të . Ato, banorëve të zonave rurale ua kanë ndarë tokat pyjore në territore të caktuara, në përputhje me nevojat e tyre, që të prodhojnë për çdo vit sa i nevojitet familjeve të tyre, duke mos e cënuar fare pyllin me akte ilegale.
Qeveria e Kosovësduhet mësojë nga kjo përvojë! Ajo tashmë e ka pranuar se çdo familjejekëtu i duhen rreth 7 m3 dru solid për të kaluar një dimër. Ajo që duhet të shihet është se sa sipërfaqe të pyjeve publike të ulëta mund t’ju kthehen familjeve në nevojë, me qëllim që këto familje të mund të shndërrohen nga hajdutënë nikoqirëtë pyllit të tyre. Atyre duhet t’ju mundësohet që t’a ringjallin pyllin aty ku ai ka rënë. Në gjithë këto vite pronarët e pyjeve që kanë rreth 40% të pyjeve të Kosovës, prodhojnë legalisht në pyjet e veta 4 (katër) herëe më shumë material drusor se sa sektori publik. Për më mirë, këto pyje janë edhe më të shëndetshme, pasi kujdesi për to bëhet me dijet dhe përvojat e trashëguara nëpër shekuj. Tashmë pushteti e ka kuptuar se pyjet i kanë ikur nga duart, për shkak se aktualisht ai e kontrollon vetëm 7% të tyre. Vetëm një numër i kufizuar i donatorëve, disa individë të Agjencisë Pyjore të Kosovës (në vitet e fundit), shoqata e pronarëve privat të pyjeve e ndonjë tjetër, kanë pasur guxim që t’a ngrenë zërin kundër një gjendje të tillë ose që të punojnë pa zë. Më mirë kanë folur vet rezultatet e punës së tyre, të shkruara në formë të raporteve.SNV(taniCNVP) në projektet e bashkë-financuara me qeverinë Suedeze,ka konstatuar se Kosova për çdo vit shpenzon rreth 1.5 milion metër kub dru, nga të cilat vetëm 20% priten legalisht. Ajo e vuri në dyshim saktësinë e menaxhimit të cungishteve, duke e kontestuar bazën teknike e ligjore për këtë lloj pylli. Ajo për herëtë parëdoli me idenë “pyjet për popullin” dhe e rekomandoi decentralizimin dhe delegimin e përgjegjësive për pyjet në nivelin lokal të qeverisjes.
Në anën tjetër NFG (donacion i popullit dhe Qeverisë të Norvegjisë), në vitin 2012 e ka përsëritur Inventarin Kombëtar të Pyjeve.Matjet i ka përsëritur në 60 % të sipërfaqeve të njëjtave, të cilat janë matur në Inventarin e vitit 2002, me njësaktësi të rezultateve mbi 90%.Nga analiza e krahasimit të rezultateve të dy matjeve u dëshmua se gjatë këtyre 10 viteve, në çdo vit janë prerë nga 1.6 milion metra kub drurë. Nga kjo sasi, vetëm 7% e prerjeve është kryer legalisht, (sipas ligjit), ndërsa 93% e kësaj sasie (ose rreth 1.5 milion metra kub), janë prerë ilegalisht.Nga kjo u konstatua se shteti i Kosovës e ka shtrirë kontrollin në vetëm 7% të pyjeve tona, ndërsa në 93% të tyre nuk ka kontroll!Me këtëprojekt, ky donator i ndërgjegjshëm e ka mbyllur debatin me shifra dhe fakte për prerjet ilegale të pyjeve të Kosovës.Më në fund umund ideja e mbrapshtë e angazhimit për ndalimin e prerjeve ilegale dhe ka filluar të pranohet kudo ajo eprerjeve të planifikuara, për përmbushjen e nevojave (në tëshumtën e rasteve) ekzistenciale të njerëzve.
Ka ardhur koha që Qeveria dhe Kuvendi tëreflektojnë për Ligjin mbi Pyjet, të cilin duhet t’a harmonizojnë me Strategjinëpër Zhvillimin e Pyjeve 2010-2020 (e financuar nga taksa paguesit Suedeze) dhe të mos e vonojnë më shumë, por t’a miratojnë.Strategjia e thekson nevojën e menaxhimit të përbashkët të pyjeve publike për furnizimin e popullsisë me dru për ngrohje.Popullsia lokale, sipas zonave kadastrale,duhet të marrë përgjegjësi ligjore për një pjesë të pyjeve publike, duke patur parasysh nevojat e çdo familje, duke i ngarkuar ato edhe me përgjegjësi e detyrime. Vetëm kështu 93% e qytetarëve në nevojë, që aktualisht janë“hajdutë”të pyjeve, të shndërrohen në kujdestarë të tyre.
Kjo qasje tashmëështë pranuar nga donatorët, ndërsa tani së fundmi edhe te drejtuesit e Agjencisë sëPyjeveka filluar të krijohet bindja që kjo është zgjidhja e vetme.
Ështëmirë që draft-ligji mbi pyjet – i cili gjatë gjithë këtyre vitevenuk po arrin të miratohet – tërishikohet me urgjencë, për t’a ndryshuar atë aq sa t’i bëhet jorgan Strategjisë, me qëllim që të ngrohen të gjithë, dielli t’a ngrohë pyllin për t’a rritur,e pylli njerëzit për t’i ngrohur nga acari, për t’a zbatuar më në fund menaxhimin e qëndrueshëm tëpyjeve, në të cilin jemi thirrur kaq shumë gjatë gjithë këtyre viteve.