Politikë, ushqim dhe muzikë franceze. Rutina e Bin Ladenit

Ndoshta Bin Laden nuk e dinte, por në listën e tij të këngëve të preferuara ishte edhe një artist hebre.

I lindur në Algjeri, Enrico Macias ishte një ndër zërat më të bukur të muzikës arabe, por gjithsesi ishte një hebre.

Por nuk ishte vetëm ai i preferuari i Osama Bin Laden.

Nga kasetat e gjetura në arkivën e tij nga 1997 deri në 2001, para se të ndodhnin sulmet e 11 shtatori Bin Laden kishte një rutinë të përditshme mjaft të thjeshtë: Politikë, ushqim dhe muzikë franceze.

Kasetat janë gjetur dhe ruajtur nga Kolegji Uilliams i Masaçusetsit. Flagg Miller, personi që është kujdesur për kasetat e Bin Laden tha për BBC-në se ish­-liderit të Al Kaedas i pëlqente të dëgjonte edhe receta apo diskutime për gatimin.

Madje në një prej tyre disa kuzhinierë diskutonin për një ëmbëlsirë tipike të Mekës.

Nga grupet e tij të preferuara franceze ishte edhe “Les Gens Du Nord­Njerëzit e Veriut”.

Ndër këngët e preferuara të Bin Laden ishte edhe “Les enfants de tous pays- ­Fëmijët e gjithë botës”.

I pyetur, autori i kësaj kënge është shprehur i çuditur.

“E pabesueshme se si një kriminel botëror mund të dëgjojë muzikë të tillë”, ka thënë Macias.

SHKARKO APP