Pr.ligji për barazinë gjinore, ministri Gogu: Çmoj familjen burrë e grua. Nuk po shpikim gjini të reja

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka sqaruar në Kuvend projektligjin për barazinë gjinore duke thënë se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua. Ky ligj nuk do të prekë Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesën dhe nuk ka për referencë për të shpikur gjini të reja, duke rrëzuar kështu të gjitha pretendimet e opozitës.

Është thënë se ky projektligj paska “deriçka të fshehta”, që të çojnë në rrugë pa kthim. Jo. Teksti merret me barazinë burrë-grua në jetën publike,paga të barabarta për punë të barabartë, shanse të barabarta, respekt të barabartë dhe qartëson zbatimin në sektorin publik e privat sipas standardeve të BE-së. Nuk prek Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesën; nuk “shpik gjini të reja”; nuk imponon bindje mbi ndërgjegjen. Konceptet si “orientim seksual” apo “identitet gjinor” janë të njohura në korpusin tonë ligjor që prej 2010-s (ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”); ky projektligj vetëm përforcon mekanizmat e zbatimit në arsim, punësim dhe shërbime. Ai është hartuar nga institucionet shqiptare në dialog me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit, degën e OKB-së për gratë dhe partnerë të tjerë, dhe përafron 10 direktiva të BE-së”, tha Gogu.

Duke theksuar se ky ligj flet për barazi mes burrit dhe gruas në shoqëri, në paga, në ligj, ministri Gogu thotë se qeveria me projektligjin e propozuar, po heq dallimet e barrikadat e paragjykimeve mes dy gjinive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?