Pranga për të varfërit, byzylyk për të pasurit

 

Nga Mentor Kikia

Byzylyku është një unazë metalike që i vendoset në këmbë një personi që ka probleme me drejtësinë dhe përmes saj ai mbikqyret, për tu patur nën kontroll nga policia.

Ka hyrë së fundmi në mjetet e drejtësisë për të mos i mbushur burgjet me njerëz që nuk përbëjnë rrezikshmëri e ska pse qëndrojnë domodoshmërisht në qeli.

Byzylykun i vunë 11 prej 13 të arrestuarve për skandalin e madh të vjedhjes së shtetit përmes rimbursimeve fiktive të ilaceve. Besoj keni dëgjuar, u bë me shumë bujë.

Farmacistë, tregtarë dhe nëpunës të ISKSH kishin ngritur një skemë, sikur shisnin ilace diabeli etj, nga ato që rimbursohen 100%.

Firmosin receta fiktive dhe më pas merrnin paratë sikur ua kishin shitur pacientëve. Jo pak, por 2.7 milion dollarë i kishin rrjepur shtetit.

Këta mund të mos përbëjnë vërtet rrezikshmëri, por po të shikojmë se sa të tjerë të implikuar në shkelje ligji qëndrojnë në burgje ka, edhe pse dëmi që kanë shkaktuar është sa një thërrime e atij që i aknë shkaktuar kjo bandë hajdutësh, atëherë ka dicka që nuk shkon.

Një burrë, p.sh, nga malësia e Krrabës së Tiranës, është në burg, sepse i ofroi një prokuroreje 36 mijë lekë për ti mbyllur cështjen nënës së tij që e kishte në kemp.

Ajo e denoncoi menjëherë dhe e arrestuan. Mund edhe thjeshtë t’ia kishte refuzuar paratë, por nejse, mirë bëri që e denoncoi.

Por cili është më i dëshëm, ky që mezi kishte bërë 36 mijë lekë për të korruptuar prokuroren, apo këta që vodhën 2.7 milion USD nga shteti?

Njëri është me pranga, të tjerët me buzylyk në shtëpi.

SHKARKO APP