Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari takim me Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari zhvilloi një takim zyrtar me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve ndaj kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.
Palët ranë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, si dhe për organizimin e tryezave ndërinstitucionale periodike. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përmirësimi i koordinimit mes institucioneve dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete e efektive për qytetarët.
Prefekti Hajdari theksoi rëndësinë e një administrate transparente dhe të përgjegjshme, duke rikonfirmuar mbështetjen e tij të plotë për garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve dhe respektimin e standardeve të larta të shërbimit publik.
Postimi i plotë
Sot zhvillova një takim me Avokatin e Popullit, z. Endrit Shabani. Qellimi i takimit forcimi i bashkëpunimit nderinstitucional, në funksion të rritjes së përgjegjshmërisë së institucioneve ndaj kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.
U dakordësuam për ngritjen e një grupi të përbashkët pune dhe organizimin e tryezave ndërinstitucionale, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe dhënien e zgjidhjeve konkrete për qytetarët.
Si Prefekt i Qarkut Tiranë, ku përfshihet edhe Kryeqyteti i Shqipërisë, rikonfirmova mbështetjen time të plotë për garantimin e transparencës dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

