Prefekti Shkëlqim Hajdari dhe Ristani diskutojnë prioritetet për Tiranën, nga pastrimi i qytetit dhe standardizimi i varrezave

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari zhvilloi një takim me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Gjatë takimit u diskutuan çështjet kryesore që lidhen me zhvillimin e kryeqytetit, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe adresimin e sfidave që lidhen me administrimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Tirana.

Në takim u trajtuan gjithashtu marrëdhëniet institucionale mes administratës së bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, si dhe raporti i këtij institucioni me Prefektin e Qarkut në lidhje me procedurat e verifikimit të ligjshmërisë së akteve. Ndër prioritetet kryesore të evidentuara gjatë takimit ishin gjetja e një zgjidhjeje efektive dhe ligjore për pastrimin e qytetit, si dhe rregullimi dhe standardizimi i varrezave në kryeqytet.

Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë institucional me qëllim përmbushjen e përgjegjësive dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot zhvillova një takim me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani dhe stafin e saj, duke përmbyllur kështu ciklin e takimeve me bashkitë e Qarkut Tiranë. Ky takim pati në fokus diskutimin mbi çështjet më të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e kryeqytetit, duke u ndalur veçanërisht te forcimi i bashkëpunimit institucional, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe adresimi i sfidave kryesore që lidhen me administrimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për garantimin e zbatimit efektiv të politikave dhe projekteve në funksion të interesit publik dhe të zhvillimit të mëtejshëm të kryeqytetit. Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe marrëdhënieve institucionale ndërmjet administratës së Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, si dhe raportit të Këshillit Bashkiak me Institucionin e Prefektit të Qarkut në lidhje me procedurat e verifikimit të ligjshmërisë së akteve.

Po ashtu u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me respektimin dhe lirimin e hapësirave publike, ndjekjen në kohë reale të emergjencave civile dhe dhënien e zgjidhjeve sa më të shpejta dhe efektive. Në fokus ishte gjithashtu monitorimi i shkollave në kuadër të luftës kundër kultivimit të kanabisit, në vijim të nismës së ndërmarrë nga Prefekti i Qarkut Tiranë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe një sërë çështjesh të tjera që përbëjnë shqetësim dhe kërkojnë vëmendje të shtuar për një kryeqytet që zhvillohet dhe rritet çdo ditë në shërbim të qytetarëve të tij. Dy nga prioritetet kryesore të evidentuara në këtë takim ishin gjetja e një zgjidhjeje sa më efektive dhe ligjore në kuadër të funksioneve të bashkisë për pastrimin e qytetit, si dhe rregullimi dhe standardizimi i varrezave. Në përfundim, u shpreh gatishmëria për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë institucional në funksion të përmbushjes së përgjegjësive dhe përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?