Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Neritan Cekën dhe drejtuesin e “Alsar”, fokus te turizmi kulturor në Tiranë
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar një takim me arkeologun dhe historianin, Prof. Dr. Neritan Ceka, si dhe me drejtuesin e fondacionit “Alsar”, Medi Gurra.
Në një postim në rrjetet sociale, ai bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi nisma dhe projekte konkrete për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor në kryeqytet.
Postimi i plotë
Sot pata kënaqësinë të prisja e të bisedoja gjatë me arkeologun, historianin dhe politikanin Prof. Dr. Neritan Ceka, i cili më dhuroi albumin ‘Arkeologji Tirana 100’.
Po ashtu prita dhe drejtuesin e fondacionit ‘Alsar’, z. Medi Gurra, i cili më dhuroi albumin ‘Albumi i Tiranës’ dhe librin ‘Historia e Tiranës’.
I falënderoj të dy, sepse gjatë takimeve ramë dakord që të ndërtojmë projekte për zhvillimin e turizmit historik e kulturor të kryeqytetit tonë. Tirana e shqiptarisë!
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Vota totale: 2860







