Premtimi nga Berisha: Me Ramën kurrë më në zgjedhje!

PD u rikthye sërish këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajt tubimi i radhës i ”Foltores nr 2”. Gjatë fjalës së tij në protestë, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të ndalë tubimet deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se opozita ka hyrë në një betejë vendimtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa theksoi se nuk do të hyjë më në zgjedhje me Edi Ramën.

”Kemi hyrë në betejën vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë. Rama do të jetë e shkuara e zezë e këtij vendi. Ligji, Kushtetuta, liritë tuaja dhe të drejtat do të triumfojnë përsëri. Të hënën tjetër sërish këtu dhe çdo të hënë. Do ta nisim javën me betejë dhe kjo është rruga drejt fitores”- tha Berisha mes një grumbulli të vogël demokratësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?