Presida Shkrepa në krye të Institutit të Ndërtimit, Balluku: Përvoja e saj janë një garanci e fortë

Persida Shkrepa është emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit. Lajmin e ka ndarë zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re. Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet. Arkitekte me profesion, ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”.

Postimi i plotë nga Balluku

Suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re, në drejtimin e Institutit të Ndërtimit. Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?