Presidenca e BE dhe Shqipëria
Nga Dewi van de Weerd*-
Jam e nderuar që jam ftuar në këtë mbledhje të parë të përbashkët të dy komisioneve (Komisionit të Integrimit dhe Komisionit për Politikën e Jashtme). Ne kemi marrë Presidencën e Bashkimit Europian në Janar të këtij viti dhe ky është sigurisht një event shumë i rëndësishëm për Hollandën, por me lejoni të përgëzoj edhe Shqipërinë pasi mendoj se 2016 – ta do të jetë një vit i rëndësishëm për ju. Ju keni bërë diçka që ne nuk kemi qënë në gjendje ta bëjmë. Ju jeni kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit 2016, pra me lejoni t’ju uroj për këtë event.
Ne fakt ne kemi marrë presidencën në kohë të vështira. Besoj se është e qartë për të gjithë se BE po bërballet me situata të vështira, siç janë fluksi i madh i emigrantëve që po vijnë në vendet e Bashkimit Europian, sulmet terroriste që po godasin vendet tona, tentativat për të përhapur frikë dhe për të fragmentuar vendet tona. Verejmë se po përballemi me faktin se nuk gjejmë përgjigje të thjeshta për këto probleme.
Nga ana tjetër ne kemi kuptuar që suksesi i Presidencës sonë do të varet edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur këtyre problemeve dhe për këtë arsye kemi përcaktuar një axhendë të qartë, por është i qartë edhe fakti që kemi të paditura që nuk i njohim, ngjarje të papritura. Aktualisht kjo është edhe puna që po na merr më shumë kohë. Ne po zhvillojmë presidencën tonë duke e bazuar tek agjenda strategjike e Këshillit për 2014-ën, së bashku me partnerët tanë, Sllovakinë dhe Maltën. Ata do të drejtojnë presidencën në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe në gjysmën e parë të vitit 2017.
Ne e kemi bërë këtë sëbashku me qëllim për t’i garantuar vazhdimësi kalendarit europian. Shpresojmë se mund të ndihmojmë Bashkimin Europian të gjejë zgjidhje të përbashkëta dhe mendojmë se roli ynë në këtë drejtim është të jemi ndërmjetësuesit e ndershëm. Si vend që kemi radhën e presidencës, ne duhet të tentojmë vërtetë të ndihmojmë 28 vendet anëtare të gjejnë kompromis. Ju duhet të dini se hollandezët janë pragmatikë dhe ne do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje. Mendoj se është e rëndësishme të citoj fjalët e ish ministrit tonë Timmermans ku thotë se “Ne duhet të sigurohemi se ju do jeni pjesë e zgjidhjeve dhe jo e problemeve”…
Ne kemi tre parime që na udhëheqin në këtë detyrë;
- Ne duam të fokusohemi në gjërat thelbësore. Ne duam një BE të gjerave të mëdha, jo e gjërave të vogla. Mendojmë se BE duhet të fokusohet në sfidat kryesore dhe të përqëndrohemi në çështjet më të rëndësishme;
- Gjëja e dytë që mendojmë se është e rëndësishme për BE-në është fokusimi tek inovacioni dhe të shohim për zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim;
- Parimi i tretë në të cilin do të fokusohemi gjatë presidencës tonë është të kemi një lidhje më të mirë me qytetarët. Unë mendojmë se ka shumë qytetarë që janë kritik të Bashkimit Europian dhe jam e kënaqur që shoh mbështetjen e madhe që ka BE-ja në Shqipëri. Por, mendoj se është po ashtu e rëndësishme që shqetësimet dhe pyetjet që kanë qytetarët e BE-së po adresohen. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme të punojmë bashkë në një mënyrë transparente për t’i dhënë qytetarëve sa më shumë akses për informacionin rreth çdo gjëje që ndodh në BE sepse ato janë shtylla e Bashkimit Europian dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Kjo është edhe një prej arsyeve pse ambasada këtu në fund të javës organizon një takim me diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile duke u fokusuar se si t’i japim shoqërisë civile më shumë zë duke përdorur të dhënat transparente. Të dhënat transparente që mund të aksesohen kudo si psh të dhënat e qeverisë, por edhe të Bashkimit Europian.
*Fjala e Ambasadores të Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Sh.S.Znj. Dewi van de Weerd në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Komisionit për Integrimit Europian.