Presidenti Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë”, shkruan Begaj ndër të tjera në mesazhin e tij.
“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin.
Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!”, shprehet Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

