Presidenti Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për një vizitë shtetërore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.

Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita e Presidentit Begaj në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj dhe kjo vizitë e Kreut të Shtetit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë synon një hap të mëtejshëm pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?