Presidenti Begaj uron 8 dhjetorin: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan:

Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shkruan Begaj.

8 dhjetori shënën 35 vjet nga protestat studentore të vitit 1990, lëvizja paqësore që i dha fund regjimit komunist dhe hapi rrugën drejt demokracisë. Kjo datë është shpallur festë kombëtare që prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit, në nderim të studentëve të dhjetorit te vitit ‘90 dhe gjithë rinisë që u bë zëri kryesor i ndryshimit historik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?