Presidenti Begaj uron nisjen e vitit të ri akademik: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar.

Sot nga Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës uroj të gjithë studentët shqiptarë për nisjen e këtij kapulli të ri të dijes.
Ju jeni gjenerata e ndërtimit të së ardhmes! Shqipëria ka nevojë për ju!
Vetëm përmes një arsimimi cilësor ju mund të bëheni jo thjesht të diplomuar, por qytetarë të përgjegjshëm, profesionistë të aftë dhe udhëheqës të së ardhmes.
Ju uroj një vit të mbarë akademik, plot suksese dhe arritje, në shërbim të vetes suaj, të familjeve tuaja dhe të atdheut tonë.
Shkëlqeni!”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?