Presidenti Begaj uron Pashkën nga Korça: Qoftë e bekuar për të gjithë shqiptarët

President Bajram Begaj ishte këtë të diel në Korçë, ku mori pjesë në kremtimin e Pashkës në Mitropolinë e qytetit. Ai ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me mesazhe për më shumë solidaritet.

”Shumë faleminderit për mikpritjen. Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën.

Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari, të gjithë shoqërisë tonë dhe të bëhemi më të mirë me njëri tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast i uroj edhe hirësisë së tij Anastasit, që të ketë një shërbesë të mbarë, të suksesshme këtu në Mitropolinë e Korçës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?