Presidenti Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim dhe gëzim

Presidenti Bajram Begaj përcjell një urim urime me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolika e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj. Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.

”Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve, ju uroj: Gëzuar Pashkën, të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë. U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë dhe gëzim”,-shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?