Presidenti Begaj uron tudentët për nisjen e vitit të ri akademik: Suksese në rrugëtimin tuaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan:

“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin! Një vit të mbarë dhe plot mundësi të reja të gjithëve! Suksese!”,

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?