Presidenti Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj theksoi se MÜSİAD Albania ka konsoliduar praninë e saj në Shqipëri, duke zgjeruar rrjetin e kompanive anëtare dhe duke u shndërruar në një partner aktiv në nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Kreu i shtetit vlerësoi shoqatën si një urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe asaj turke. Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, të mbështetura në miqësi historike, bashkëpunim strategjik dhe interesa të përbashkëta.

Partneriteti ekonomik, sipas kreut të shtetit, është një nga shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje, me rritje të vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në turizëm dhe interesit për investime reciproke. Presidenti nënvizoi se ekzistojnë hapësira të mëdha për bashkëpunim në fusha si mbrojtja, bujqësia, arsimi, teknologjia e informacionit, ndërtimi dhe turizmi, duke përmendur edhe Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi si dëshmi të potencialit për kthimin e nismave në projekte konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Begaj shprehu bindjen se përmes partneritetit të sinqertë dhe vizionit të përbashkët të sipërmarrësve të të dyja vendeve, bashkëpunimi ekonomik do të njohë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?