Presidentja e Komisionit Europian: Tirana, qytet i mrekullueshëm!
“Tirana, qytet i mrekullueshëm!”, kështu e vlerësoi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme gjatë vizitës së saj në Tiranë.
“Është një qytet i ri me shumë larmi. Është i lidhur me shumë vend të tjera, me aeroportin që po rritet më shpejtësi me të gjithë Europën. Është edhe parajsë për artistët dhe inovatorët, dhe ç’më kanë thënë edhe jeta e natës është super fantastike. Po vetëm mos rrini shumë vonë në qoftë se nesër në mëngjes do të ktheheni në klasa”, ka thënë Von der Leyen.
Kryebashkiaku Veliaj, ka ndarë fjalën e saj, dhe e falënderon për fjalët e mira për Tiranën.
“Faleminderit nga zemra Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për fjalët e mira!
Tirana i ka hapur krahët për mijëra turistë e vizitorë, e tani mirëpret studentët e parë të Kolegjit të Evropës, si një dritare e parë për t’iu bashkuar shumë shpejt familjes europiane”, shkruan Veliaj.