Prezantohej si shofer i kancelares së SPAK, ndalohet 23-vjeçari në Tiranë

Është vënë në pranga 23-vjeçari R. Ibraliu, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së posaçme dhe “kërcënonte” inspektorët e IMT që të mos procedohej për ndërtim të paligjshëm.

Burime bëjnë me dije se Ibraliu kishte ndërtuar pa leje një banesë dhe në momentin kur inspektorët e IMT kanë shkuar për të kontrolluar dokumentacionin dhe për të bërë verifikimet përkatëse, ai i ka kërcënuar duke theksuar se punon si shofer i kancelares së SPAK.

Pas kryerjes së verifikimeve ka rezultuar që ky shtetas nuk ka punuar as nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit paleje IMT ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?