Prezantuesja topless: I bëra një videomesazh privat politikanit shqiptar

 

Ndoshta ajo është spikerja më e përfolur në botë.

Pas Enki Bracajt, mediat e huaja kanë nisur të flasin tanimë për Greta Hoxhën, prezantuesen e Zjarr TV.

Edhe ajo del topless, teksa prezanton lajmet.

Në një intervistë për Panoramën, ajo thotë se nuk është e interesuar për të pozuar për revistën Playboy.

Duhet theksuar se Enki Bracajn e larguan nga Zjarr TV pasi pranoi një ofertë të Playboy për të pozuarnë këtë revistë.

“Nuk më interesojnë këto lloj ofertash, madje as paratë e tyre”, thotë Greta.

Megjithatë thotë se politikanët i bëjnë ftesa private.

“Para pak ditësh, një personazh i politikës kishte ditëlindjen dhe për mua kishte një ftesë speciale. E pranova me kënaqësi, madje i bëra një video-mesazh si dhuratë. Sipas tij, kjo ishte dhurata më e bukur që kishte marrë”.

E pyetur se çfarë i uroi politikanit, ajo thotë: “Në video i urova ditëlindjen, ndërkohë që isha e pranishme në festën që organizoi diku jashtë Tiranës”.

Greta nuk e jep emrin e politikanit dhe thotë se nuk e njeh personalisht, vetëm nga ekrani.

SHKARKO APP