Prifti ironizon partitë: Sa do njerëz të mblidhni në mitingje, Kisha e Laçit ua kalon

Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar fushatën e partive politike, kur bëhet fjalë për numrin e njerëzve që mbledhin nëpër mitingje.

Sipas tij, sado që të mbledhin nuk ia kalojë dot Kishës së Shna Ndout në Laç, një vend pelegrinazhi ky për gjithë shqiptarët, sidomos gjatë kësaj periudhe që përkon me të martat e mira.

“Sado qe te mblidhni njerez per mitingje, prap Kisha e Laçit jua kalon  ahaha”,- shkruan Dom Agustin Bardhi.

SHKARKO APP