Princesha e Monakos, gruaja e 7-të që lejohet të takojë me të bardha Papën
Princesha Charlene e Monakos vizitoi Vatikanin me një veshje të gjithën të bardhë ditën e sotme. Ajo është një nga shtatë personat që është lejuar të takoj Papa Françeskun me këtë lloj veshje.
37 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve shoqëroi bashkëshortin e saj, Princin Albert, 57 vjeç në Pallatin Apostolik në takimin me Papën dhe publikun e madh. Ky udhëtim është një vizitë zyrtare shtetërore mes dy vendeve më të vogla të botës.
Princesha Charlene e Monakos kishte veshur një fustan të bardhë dhe një pallto sërish në të njëjtën ngjyrë, duke e shoqëruar veshjen e saj me një tantellë të bardhë mbi flokë. Sigurisht, kjo ishte një veshje tepër stil dhe e hijshme për një princeshë.
Veshja e zgjedhur nga Charlene për vizitën e saj shtetërore është e një rëndësie tepër të madhe. Ajo është një nga vetëm shtatë gratë në botë që i është dhënë “privilegji i bardhë” ose e thënë ndryshe aftësia për t’u veshur e gjitha me të bardha gjatë takimit me Papën.
Nga tradita e deritanishme, ky përjashtim është bërë vetëm për mbretëreshat dhe princeshat e caktuara katolike dhe është rezervuar zakonisht për ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme në Vatikan.
Princeshës Charlene i është dhuruar ky privilegj, së bashku me mbretëreshën Sofia e Spanjës, Mbretëresha Paola e Belgjikës, dukeshës Maria Teresa të Luksemburgut, Mbretëreshës Mathilde të Belgjikës, Mbretëresha Letizia të Spanjës dhe Princesha Marina e Napolit.
Protokolli i zakonshëm për audiencat papnore kërkon që zonjat të veshin një fustan të gjatë të zi me një jakë të lartë, mëngë të gjata dhe një tantellë të zezë.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Sidorela Lepri