Princi Charles: I torturuar nga fantazma e Lady Dianes!

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga vdekja e Lady Dianës, Princi Charles vazhdon të ndihet akoma në faj për vdekjen e saj. Të gjithë mund ta kujtojnë 31 gushtin e 1997, ditën kur Lady Diana humbi jetën me të dashurin e saj, Dodi Al Fayed në një aksident tragjik.

Thellë-thellë, ai e pranon se ndihet fajtor ndaj nënës së fëmijëve të tij duke e futur Dianën në një botë mbushur me formalitete dhe protokolle, që mesa duket Princesha nuk është se i kishte fort qejf.

Sipas një autoportreti të fundit mbi trashëgimtarin e fronit mbretëror britanik shkruar nga Catherine Mayer me titull ‘The Heart of a king’ (Zemra e Një mbreti), thuhet se ai vazhdon të ndihet i torturuar nga fantazma e ish-gruas duke e futur në një botë që nuk ishte e saj.

Princesh Diana ishte e njohur për veprat e saj të bamirësisë, ndryshe nga Princ Charles që mesa duket po jeton akoma në pendesë për ikjen e gruas së tij.

 V.TH

SHKARKO APP