Prindërit zbulojnë se shikonte porno, 12-vjeçarja vret veten
Një vajzë 12-vjeçare ruse në Shën Peterburgu vrau veten të mërkurën, duke u hedhur nga pallati ku banonte, pasi prindërit e saj zbuluan se ajo shikonte materiale pornografike online.
Vajza, me emrin Daria, nisi një debat të nxehtë me prindërit e saj, pasi ata zbuluan se ajo kishte hyrë në faqet pornografike në kompjuterin e saj personal. Menjëherë pas debatit, policia lokale tha se ajo u hodh nga banesa e saj që është në katin e 14-të.
"Pas vdekjes së adoleshentes prindërit e saj kontrolluan mesazhet e vajzës, dhe gjetën disa me përmbajtje mjaft të turpshme”, tha një burim lokal.
Ky lajm i rëndë ka nxitur një debat mjaft të fortë mes përdoruesve të internetit në Rusi. Disa prej tyre ia vënë fajin prindërve duke thënë se ata i kanë folur shumë ashpër vajzës duke e çuar drejt veprimit ekstrem.
“Duhej të ishin treguar të butë, sepse bëhej fjalë për një situatë delikate”, shkruajnë kritikuesit e prindërve.
Ndërsa të tjerë thonë se pornografia online duhet të ndalohet, të paktën për minorenët