Pritshmëria e PDIU për zgjedhjet e 25 qershorit?! Ja si përgjigjet Idrizi

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tregon sesa deputet pritet të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit.


Idrizi: PDIU do të ketë grup parlamentar, këto janë pritshmëritë tona. Ne jemi fokusuar në Tiranë, Elbasan, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë. Në jemi një parti që jemi prezent kudo si parti kombëtare, jemi në të gjithë shqipërinë. Ne u bëmë pjesë e maxhorancës në momentin e reformës administrative. Pa votat tona nuk kalonte reforma administrtive, dhe në realizuam Bashkinë e Konispolit, pasi ishte fshirë, në e rikthyem pasi nga Greqia quhej si bashki minoritare.
 
 I  pyetur për sondazhin e publikuar në një nga televizionet private, Idrizi u shpreh tepër skeptik.

Idrizi: Ky sondazh në rastin e PDIU ka gabuar, për shembull në vitin 2013 e nxjer në tre sondazhe të para me 1.5 % dhe në fund fare ne dolëm me 5 deputetë. Aq sa na nxjer ai sondazh ne i kishim njerëz në hapjen e fushatës. Nëse ky sondazh do vazhdojë, unë do i them ta heqin siglën e PDIU. Nuk dua të ndodh që edhe sondazhet t’i bëjmë pjesë të tregut kinez.

SHKARKO APP