Problemet e BE-së po anashkalohen!

Merkel dhe Hollande në përpjekje për të zgjidhur krizën e Ukrainës. Liderët e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kanë prezantuar planet e reja që kanë ardhur si rezultat i bisedimeve midis katër krerëve të shteteve.

Qëllimi i takimit të ditës së mërkurë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk erdhi si rezultat i një bisede telefonike midis Kancelares Gjermane Merkel, Presidenti Francez, Hollande, presidenti Rus, Putin dhe Presidentit Ukrainas, Poroshenko.

Qëllimi  takimit në thelb ishte vendosja në jetë të planit të paqes, të filluar në shtatorin e kaluar, dhe qetësimin e gjendjes pasi deri më tani rezultonin një numër i madhvtë vdekurish, rreth 5300 njerëz, vlerësim ky i dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Kjo nuk është hera e parë që Merkel dhe Hollande përfshijnë veten personalisht në çështjen e vendosjes së paqes në Ukrainë.

Ajo që bëri përshtypje në këtë takim ishte se udhëheqësit kryesor të Evropës mungonin. Në takim ishte e nevojshme prezenca e Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, apo pjesëmarrja e Federica Mogherini, një prej diplomateve më të rëndësishme të BE, qoftë kjo dhe si përkthyes.

Ndërkohë Merkel pritet të informojë dhe zyrtarët  e lartë në Washington, në një udhëtim që ajo pritet të bëj një Washington. Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në tryezën e bisedimeve të krerëve, ndërsa lideri amerikan Obama pritet të rimendoj strategjinë e tij për të dërguar akoma më shumë armë në Ukrainë, veprim ky që do të cenonte akoma më shumë marrëdhënien Washington – Moskë.

Ndërkohë në anën tjetër, Sekretari i përgjithshëm amerikan, John Kerry, u tregua shumë i qartë duke theksuar faktin se nuk ka për të ndodhur një çarje trans-atlantike. SHBA dhe aleatët e saj Evropianë janë të bashkuar në vendimet diplomatike, në lidhje më Ukrainën.

“Nuk ka ndarje, nuk ka asnjë ndarje,” – tha Kerry. “Po dëgjoj që njerëzit janë duke u përpjekur të përkeqësojnë situatën. Ne jemi të bashkuar, ne jemi duke punuar së bashku.”

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, duke biseduar me Kerry, ai tha se konsideronte dërgimin e armëve, jo vetëm shumë të rrezikshme, por edhe joproduktive.”

Por Senatori Republikan John Mçain, kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, këmbënguli në Munih se "ne duhet të sigurojë armë mbrojtëse për Ukrainën."

Përveç kostove ushtarake, Rusia ka qenë gjithashtu duke luftuar me pasojat e ndikimit ekonomik  që kanë pasur sanksionet perëndimore dhe çmimet e ulëta të naftës botërore.

Ndërsa lideri ukrainas, thekson faktin se samiti i së mërkurës, do të mund të sigurojë një përparim në situatën që është krijuar pas muajsh të tëra bisedimesh diplomatike, që për hir të së vërtetës nuk kanë pasur ndonjë ndikim.

Megjithatë, çelësi për një zgjidhje të vërtetë është krijimi i një mekanizmi për monitorimin e kufirit Ukrainë-Rusi për të siguruar se Rusia nuk do i dërgoj trupat ose pajisjet për separatistët.

Marrë nga neeurpe.eu. Përgatiti: V.TH

 

SHKARKO APP