Procesi i votimit jo transparent/ Sa është numri i anëtarësisë në PD? Bozdo hesht para gazetarëve

Kupola drejtuese e PD-së deri më tani po e mban të fshehtë numrin e anëtarësisë që po shkojnë në kutitë e votimit, për të votuar Sali Berishën për një tjetër mandat si kryetar i PD-së, edhe pse pyetja është si referendum me Pro-Kunndër ose Abstenim.

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo u pyet nga gazetarët për numrin e anëtarësisë, por u largua pa dhënë një shifër.

Bozdo: Ftoj demokratët të dalin me votën e lirë dhe të shfaqin vullnetin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarët: A është zgjedhja më e mirë e mundshme me një kandidat? A do ishte më mirë të kishte edhe kandidatë të tjerë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bozdo: Asnjë kandidat që nuk plotëson kushtet nuk ka pse të jetë në garë. Më mirë të kemi një proces politikisht i vlefshëm sesa një garë me kandidatë që janë aty thjesht për të plotësuar numrin; kjo do ishte thjesht një farsë. Kjo është mënyra më e mirë; votimi i fshehtë po zhvillohet normalisht në çdo degë.

Gazetarët: A është normale të mos dihet numri i anëtarësisë?

Bozdo: Numri i anëtarësisë dihet.

Gazetarët: Sa është?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?